Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, është takuar këtë të shtunë me homologun e tij nga Austria, Alexander Schallenberg, gjatë punimeve në Konferencën për Siguri në Mynih.
Për takimin ka njoftuar ministri austriak në një postim në rrjetin social Twitter, ku gjithashtu ka uruar Kosovën për 15-vjetorin e Pavarësisë.
Derisa është shprehur i lumtur për takimin me Gërvallën, Schallenberg ka thënë se po sigurohet që ta dëgjojë veprime pozitive në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“Më vjen mirë që takova mikeshën time, Donika Gërvalla në Konferencën për Siguri në Mynih – urime për 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Po sigurohem që të dëgjojë veprime pozitive në dialogun Beograd-Prishtinë, e rëndësishme që të dyja palët të zbatojnë detyrimet për të cilat u zotuan”, ka shkruar kryediplomati austriak.
Në konferencën në Mynih të Gjermanisë, përveç Gërvallës janë duke marrë pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti. Ky i fundit ka zhvilluar takim me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.
Good to see my friend @gervallaschwarz at #MSC2023 – congratulations on the 15th anniversary of #Kosovo’s independence! 🇽🇰
Reassuring to hear about positive movement in the #BelgradePristina dialogue, important that both sides implement the obligations they committed to. pic.twitter.com/uksuf7I981
— Alexander Schallenberg (@a_schallenberg) February 18, 2023