Ministri i Brendshëm raporton te ‘Siguria’: 28 vrasje në 8 muaj!

September 23, 2024
1 minut lexim

50 ditë si Ministër i Brendshëm, Ervin Hoxha raportoi në Komisionin e Sigurisë.

“Nuk e kuptova urgjencën dhe alarmin me të cilin është kërkuar kjo seancë, megjithatë në respekt të ligjit dhe këtij komisioni, jam këtu për t’ju përgjigjur të gjitha çështjeve që lidhen me sigurinë dhe problematika të Ministrisë së Brendshme.”

Sipas Hoxhës, numri i vrasjeve krahasuar me një vit më parë është ulur. Ai u ndal me detaje te ngjarjet kriminale të muajve të verës.

“Në periudhën Janar-Gusht 2024, janë 28 vrasje nga 35 vitin e kaluar.“

5 Korrik 2024 – Fier, për motive të dobëta. Autori në pranga

11 Korrik 2024 – Tropojë, konflikt çasti. Autori në pranga

21 Korrik 2024 – Memaliaj, ngjarje e pazbardhur.

6 Gusht 2024 – Sarandë, konflikt familjar. Autori në pranga

8 Gusht 2024 – Tiranë, ngjarja në azil. Motivi nuk është zbardhur. Autori u arrestua në flagrancë. Pranga dhe dy infermierëve.

10 Gusht 2024 – Pogradec, debat momenti. 3 të arrestuar. Hoxha: Të gjitha veprimet e Policisë në vendin e ngjarjes janë në përputhje me ligjin. Prokuroria e klasifikon veprën penale, jo Policia.

19 Gusht 2024 – Velipojë, debat momenti. 2 persona në pranga, në kërkim 2 të tjerë

20 Gusht 2024 – Mirditë, një shtetas u gjet i vrarë me armë zjarri. Ngjarje e pazbardhur

–20 Gusht 2024 – Laprakë, një shtetas mbyti me litar gruan, dy kafshë shtëpiake dhe më pas veten. Motivi familjar nuk dihet.

–22 Gusht 2024 – Memaliaj, vrasja e 72 vjeçarit. U arrestuan 4 persona.

–24 Gusht 2024 – Unaza e Re, një shtetas ka goditur me mjet prerës një tjetër, i cili ka ndërruar jetë. Motivi nuk dihet, autori në pranga.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

LAJME TË MIRA: BRANKO DIMITRIEVSKI PËRMES LUCKY BALLS KA FITUAR 198.437 DENAR

Story i radhës

Ushtarët ukrainas tregojnë si i shpëtuan forcave ruse që i kishin rrethuar

Të fundit nga

Mourinho zbulon si u largua Ibrahimoviç nga Interi

José Mourinho ndau një anekdotë interesante rreth kohës së Zlatan Ibrahimoviç tek Interi dhe largimin e suedezit për te Barcelona. Sipas trajnerit portugez, Ibrahimović hyri një ditë në dhomën e zhveshjes dhe njoftoi

Microsoft vihet nën hetim të autoriteteve Amerikane

Microsoft do të vihet nën mikroskopin e autoriteteve rregullatorë Amerikane, konkretisht Komisioni Federal Tregtar i cili do ta hetojë për praktikat e biznesit. Përmes një letre dërguar Microsoft, FTC kërkon që kompania
ShkoLartë