Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledar Çuçi, ka zhvilluar sot një takim me kreun e misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars Gunnar Wigemark.
Me këtë rast ai ka dënuar publikisht, sulmet ndaj Policisë së Kosovës, ndaj përfaqësuesve të EULEX-it dhe secilin akt dhune tjetër të ndodhur në veri.
”Dënova sulmet ndaj Policisë së #Kosovës, sulmet ndaj përfaqësuesve të #EULEX dhe çdo akt dhune tjetër që bie ndesh me rendin kushtetues, krijon pasiguri për banorët vendas, si dhe minon ecurinë e dialogut Prishtinë-Beograd”.
Pata sot një bisedë me ambasadorin @LarsGWigemark , kreun e misionit @EULEXKosovo , me të cilin ndamë shqetësimin për situatën e krijuar së fundi në veri të Kosovës. pic.twitter.com/H4PM0GOmdx
— Bledi Çuçi (@bledicuci) December 19, 2022