Ministri Hajrulla Çeku flet për FFK-në dhe për Federatat tjera që nuk janë licencuar ende

Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku i ka zënë në gojë sot Federatat sportive që nuk janë licencuar ende nga institucioni që e drejton ai.

Njëra prej tyre është edhe Federata më e madhe në vend, ajo e Futbollit, për të cilën është çuar shumë pluhur në ditët e fundit.

FFK-ja, njëjtë si mbi 10 Federata të tjera, nuk i kanë plotësuar ende kriteret e licencimit pasi dokumentacioni i parë, të cilin e dërgoi në fund të muajit të kaluar, nuk ka qenë i kompletuar dhe për këtë, Komisioni për Licencimin e Federatave Sportive ka kërkuar dokumente shtesë.

Deri tash, as FFK-ja e as Federatat tjera që s’janë licencuar, nuk kanë sjell dokumente me argumente dhe fakte shtesë që e vërtetojnë se e meritojnë ta marrin licencimin.

Për të folur për këtë temë është përkujdesur Ministri i Sportit sot në një konferencë për shtyp, ku u prezantua përkrah kryeministrit Albin Kurti.

“Licencimi është duke vazhduar si proces nga vera e këtij viti kur është miratuar udhëzimi administrativ.

Deri dje janë licencuar 9 Federata, të fundit ishin Volejbolli, Basketbolli dhe Atletika, që i morën zyrtarisht licencat nga Ministria e Sportit. Federata e Futbollit është një nga mbi 15 Federatat që janë në procedurë të licencimit dhe po ndodh ajo e zakonshmja: Komisioni i Licencimit po i dërgon komentet për plotësime të dokumenteve dhe të kritereve të caktuara.

Dhe, unë besoj që me këtë dinamikë të punës, nga pjesa e parë e vitit të ardhshëm do të mbyllet komplet licencimi i Federatave të sportit”, deklaroi Çeku pas mbledhjes së Qeverisë.

Klubet e futbollit janë ankuar në ditët e fundit pasi nuk po donatorët e tyre nuk po mund të pajisen me dokumentin që ua mundëson lehtësimet në tatime, siç është e parashikuar me ligj, për faktin se Ministria e Sportit nuk ia lëshon këtë dokument një klubi që është pjesë e një Federate që s’është licencuar ende.

Në Federatën e Futbollit thonë se shpejt do t’i dërgojnë dokumentet shtesë të kërkuara dhe janë optimistë se do kjo Federatë do të licencohet.

Sidoqoftë, në dy dokumentet e publikuara para dy ditësh nga kreu i FFK-së, Agim Ademi në “Facebook”, janë vërejtur disa mangësi, të cilat mund të rezultojnë në një tjetër përgjigje negative nga MKRS-ja.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Papa Françesku: Benedikti XVI shumë i sëmurë

Story i radhës

Alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës, reagon policia: Ishte i rremë

Të fundit nga