​Ministri gjerman i Mbrojtjes viziton Kosovën më 5 shkurt

January 30, 2024
1 minut lexim

Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius dhe një delegacion i deputetëve të parlamentit gjerman, më 5 shkurt do të realizojë vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Kjo është bërë e ditur në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtje, ku u theksua se kuadër të agjendës është paraparë një takim pune i përbashkët një orësh ndërmjet delegacionit të deputetëve të parlamentit gjerman dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, specifikisht anëtarët e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Kryetari i këtij komisioni, Bekë Berisha tregoi edhe qëllimin e Projektligjit për Këshillin e Sigurisë së Kosovës.

Berisha: Qëllimi i tij është bashkërendimi dhe bashkëpunimi institucional në fushën e sigurisë

Shqyrtimi në parim i Projektligjit Nr.08/L-287 për Këshillin e Sigurisë së Kosovës, edhe ky projektligj është në fushëveprim, fushëveprimin e komisionit tonë, qëllimi i tij është bashkërendimi dhe bashkëpunimi institucional në fushën e sigurisë kombëtare përmes Këshillit të Sigurisë së Republikës së Kosovës”, tha Berisha.

Komisioni vazhdoi mbledhjen pa praninë e mediave, ku do të shqyrtohet projektligji për statusin, qëndrimin e përkohshëm dhe kalimin transit të forcave të huaja të armatosura në territorin e Republikës së Kosovës, projektligji për shtetësinë e Kosovës, projektligji për Këshillin e Sigurisë së Kosovës, por gjithashtu do të shqyrtohet edhe plani i punës së Komisionit për sesionin pranveror 2024.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rusia dhe Ukraina raportojnë për sulme me dronë

Story i radhës

“Këtë vit do të kemi qindra laboratorë smart nëpër shkolla”, Rama: Kemi nga BE instrumente financiare që mund t’i gëzonin vetëm vendet anëtare

Të fundit nga

Citate motivuese për kohët më të errëta

Leximi i citimeve motivuese gjatë kohëve më të vështira mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm. Këto janë momente kur gjykimi mjegullohet dhe frymëzimi zbehet, duke lënë vend për një ndjenjë shtypjeje. Pothuajse

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë