Ferati UNT 1.jfif

Ministri Ferati vizitoi Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, u prit nga rektori Bekim Fetaji

October 28, 2026
1 minut lexim

Ministri për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, sot realizoi vizitë në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, ku u prit nga rektori Bekim Fetaji, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë takimit, rektori Fetaji, i shoqëruar nga prorektori për Arsim, Fati Iseni, si dhe Murat Aliu, e njoftoi ministrin Ferati për zhvillimet aktuale në universitet, projektet infrastrukturore, sfidat me të cilat përballet institucioni, si dhe proceset që synojnë avancimin e arsimit të lartë dhe përmirësimin e kushteve akademike.

Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shtetërore dhe institucioneve të arsimit të lartë, me qëllim krijimin e kushteve më të mira për studentët, mbështetjen e zhvillimit akademik dhe forcimin e rolit të universiteteve në zhvillimin shoqëror.

Ministri Ferati vlerësoi rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm me institucionet akademike dhe të trajtimit të çështjeve që lidhen me zhvillimin e arsimit, mundësitë për të rinjtë dhe perspektivën e gjeneratave të reja.

Në kuadër të vizitës, ministri Ferati mori pjesë edhe në panelin e diskutimit me temë “Marrëveshja e Ohrit dhe brezi që nuk pret: 25 vjet që lamë pas, 25 vjet që kemi përpara”, ku u diskutuan zhvillimet përgjatë 25 viteve nga Marrëveshja e Ohrit, rëndësia e saj për marrëdhëniet ndëretnike dhe perspektivat e gjeneratave të reja në ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

moti per neser ne maqedoni 6ae23bc1b87f2
Lajmi i mëparshëm

Moti për nesër në Maqedoni

babai i diana kastratit nuk arritem ta shpetojme vajzen per shkak te neglizhences totale te institucioneve 6ae25661ecfca
Lajmi i radhës

Babai i Diana Kastratit: Nuk arritëm ta shpëtojmë vajzën për shkak të neglizhencës totale të institucioneve

Të fundit nga

ShkoLartë