Ferati Marcheteau 2 scaled

Ministri Ferati realizoi takim me ambasadorin e Francës, Christophe Le Rigoleur

October 14, 2026
1 minut lexim

Ambasadori i Francës Christophe Le Rigoleur e përgëzoi ministrin Ferati për postin e tij dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e detyrave zyrtare dhe arritjen e qëllimeve strategjike të Qeverisë.

Ministri Ferati e falënderoi ambasadorin Le Rigoleur për angazhimin e Francës në përafrimin e Maqedonisë së Veriut në arritjen e standardeve të demokracisë, sundimit të ligjit dhe kohezionit, si dhe në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke shprehur interes për thellimin e bashkëpunimit me Ambasadën e Francës dhe institucionet franceze.

Ambasadori mirëpriti ofertën e bashkëpunimit të mëtejshëm dhe theksoi rëndësinë e kultivimit të mardhënieve të mira ndëretnike, trajtimin e Marrëveshjes së Ohrit si pjesë e trashëgimisë së përbashkët, si dhe ruajtjes së frymës së saj. Ai u interesua edhe për projekt-ligjin për përfaqësim të drejtë dhe sqaroi se Franca, që nga miratimi i Metodologjisë në viin 2019, mbetet e përkushtuar për avancimin e shteteve kandidate drejt anëtarësimit në BE dhe qasjes së tyre te tregu i përbashkët dhe programet e ndryshme. Ambasadori foli edhe për propozimin e fundit të Komisionit Evropian, për të cilin tha se duhet pritur për të parë nëse i njejti do të miratohet edhe nga Këshilli Evropian.

Ministri Ferati e informoi ambasadorin për qasjen e drejtë e gjithëpërfshirëse të Qeverisë edhe në raport me ndarjen e mjeteve finansiare për komunat, si dhe përpjekjet e saj për përmirësimin e kushteve dhe mundësive për të rinjtë në veçanti. Ai elaboroi edhe disa nga idetë për aktivitetet e radhës, 25 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, të cilat duhet të rezultojnë me një shkallë më të lartë të kohezionit.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

obrm pdukm si u perfshi emri i filipces dhe zaevit ne arratisjen e iva mihailoves 6acf5abd6cfb6
Lajmi i mëparshëm

OBRM-PDUKM: Si u përfshi emri i Filipçes dhe Zaevit në arratisjen e Iva Mihailovës

rritet ne 11 numri i viktimave nga ethet e nilit perendimor 6acf71d55a087
Lajmi i radhës

Rritet në 11 numri i viktimave nga ethet e Nilit Perëndimor

Të fundit nga

ShkoLartë