ministri durmishi reforma e marredhenieve te punes eshte investim per nje treg pune te drejte dhe te qendrueshem 67ed1336bdc08

Ministri Durmishi: Reforma e marrëdhënieve të punës është investim për një treg pune të drejtë dhe të qëndrueshëm

April 2, 2025
1 minut lexim

Shkup, 2 prill – Ministri i Ekonomisë dhe Punës, z. Besar Durmishi, mori pjesë dhe mbajti fjalën hyrëse në konferencën “Reforma e Ligjit për Marrëdhëniet e Punës – sfidat dhe drejtimet”, e cila u zhvillua më 2 prill 2025 në Aleksandar Palace – Shkup.
Konferenca mblodhi përfaqësues të sindikatave, punëdhënësve, organizatave ndërkombëtare dhe ekspertëve të fushës për të diskutuar drejtimet e mundshme të reformës së ligjit për marrëdhëniet e punës.
Në fjalën e tij, ministri Durmishi theksoi se reforma nuk është vetëm një proces teknik, por një vendim për drejtimin që duhet të marrë tregu i punës në vendin tonë.
“Nuk po vendosim vetëm për tekst ligji – po vendosim si duam të duket tregu i punës. Marrëdhënia e punës nuk është vetëm një kontratë – është një raport i gjallë që mbart siguri, dinjitet dhe përparim,” theksoi ministri.
Ai vuri në dukje se sfidat moderne kërkojnë një sistem ligjor të qartë, fleksibil për punëdhënësit, të drejtë për punëtorët dhe funksional për shtetin.
“Asnjë reformë nuk është e lehtë, por nuk ka sukses pa guxim, partneritet dhe vizion. Ky është momenti ynë i përbashkët për të ndërtuar një bazë të fortë për gjeneratat që vijnë,” u shpreh Durmishi. Konferenca shënon një hap të rëndësishëm drejt një procesi gjithëpërfshirës të reformimit të legjislacionit të punës, me qëllim ndërtimin e një tregu pune të drejtë, modern dhe të qëndrueshëm.
Me respekt
Sektori për Marrëdhënieve me Publikun

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

murtezani cdo euro e pashfrytezuar eshte mundesi e humbur per nje jete me te mire ketu ne vend 67ed1300384cd
Story i mëparshëm

Murtezani: Çdo euro e pashfrytëzuar është mundësi e humbur për një jetë më të mirë këtu, në vend

87 operacione 20 prej tyre nderkombetare lufte trafikut te droges dhe policia ben bilancin e muajit mars u arrestuan 555 persona 67ed189ba95da
Story i radhës

87 operacione, 20 prej tyre ndërkombëtare, luftë trafikut të drogës dhe…/ Policia bën bilancin e muajit mars: U arrestuan 555 persona

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë