ministri dukaj nga mali i zi mbeshtet studentet shqiptare ne rmv 6a0827108551e

Ministri Dukaj nga Mali i Zi mbështet studentët shqiptarë në RMV

May 16, 2026
1 minut lexim
54413445848 95a272d0c1 b

Ministri i Administratës Publike në Mal të Zi, Marash Dukaj, ka shprehur mbështetje për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se e drejta për arsimim dhe vlerësim në gjuhën amtare është një e drejtë themelore e garantuar me ligj dhe standarde ndërkombëtare.

Ai theksoi se gjuha përfaqëson identitetin dhe dinjitetin kombëtar, ndërsa respektimi i të drejtave të komuniteteve është tregues i funksionimit demokratik të një shteti.

“Koha është për zbatim, jo për justifikime”, thuhet në reagimin e ministrit Dukaj, duke shtuar se mbështet kërkesat dinjitoze të studentëve shqiptarë për trajtim të barabartë dhe respektim të të drejtave të tyre.
#MeStudentët

Ja postimi plotë:

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut nuk po kërkojnë privilegje, por një të drejtë themelore: të mësojnë dhe të vlerësohen në gjuhën e tyre amtare.

Kjo e drejtë garantohet nga ligjet vendore dhe standardet ndërkombëtare, sepse gjuha është themel i identitetit dhe dinjitetit kombëtar 🇦🇱🦅

Shoqëritë demokratike maten nga respekti që tregojnë për të drejtat e komuniteteve dhe zbatimin e barabartë të ligjit.

Mbështetje e plotë për studentët që me dinjitet po kërkojnë atë që u takon.

Koha është për zbatim, jo për justifikime.

#MeStudentët #ProGjuhësShqipe

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

trump paralajmeron tajvanin pas takimit me xi jinping mos e shpallni pavaresine 6a081ce73bbaf
Lajmi i mëparshëm

Trump paralajmëron Tajvanin pas takimit me Xi Jinping: Mos e shpallni pavarësinë

Të fundit nga

ShkoLartë