Ministri Çeku reagon pas provokimeve të Serbisë

November 25, 2022
1 minut lexim

Ministri Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka reaguar pas veprimit skandaloz të Serbisë në Kupën e Botës.

Të enjten mbrëma, në dhomën e Përfaqësueses së Serbisë u shfaq një flamur me ngjyrat e këtij shteti, si dhe hartën e Republikës së Kosovës në të.

Në këtë flamur ishte një mbishkrim ku thuhej “Nuk dorëzohemi”. Flamuri i njëjtë u shfaq edhe nga tifozët në ndeshjen Brazil – Serbi.

Lidhur me këtë ka pasur reagime të shumta. Dhe një reagim e ka bërë edhe Ministri Çeku.

“Pamje të turpshme nga zhveshtorja e Serbisë, duke shfaqur mesazhe urrejtjeje, ksenofobie dhe gjenocidale ndaj Kosovës, teksa shfrytëzojnë platformën e Kupës Botërore. Presim veprime konkrete nga FIFA duke marrë parasysh se FFK-ja është anëtar i plotë i FIFA-s dhe UEFA-s”, shkroi ai në “Twitter”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Albina Kelmendi njofton këngën për Festivalin e RTSH-së, një duet familjar për synime të mëdha

Story i radhës

Gërkovska: Ligji për origjinën e pronave do të japë kontribut serioz në luftën kundër korrupsionit

Të fundit nga

​Një superderbi sot në Superligë

Xhiro e 14-të në Superligën e Kosovës në futboll do të përmbyllet sot me një ndeshje që pritet të jetë jashtëzakonisht interesante. Në Gjilan do të zhvillohet derbi ndërmdjet Dritës dhe Llapit.
ShkoLartë