Ministri belg thirrje BE-së të përdorë asetet ruse për financimin e Ukrainës

1 minut lexim

BE-ja duhet të miratojë zyrtarisht një plan javën e ardhshme për të përdorur fitimet nga asetet e ngrira ruse për blerjen e armëve për Ukrainën, sipas ministrit të financave të Belgjikës.

Që nga pushtimi i plotë i Ukrainës dy vjet më parë, asetet shtetërore ruse në BE që vlerësohet të jenë në vlerë prej gati 211 miliardë euro janë ngrirë. Sipas propozimit, 3 miliardë euro interes çdo vit për këto asete mund të përdoren për të blerë armë për Ukrainën.

Kremlini ka thënë më parë se një plan i tillë ishte një lëvizje drejt “shkatërrimit të themeleve ligjore të së drejtës europiane dhe ligjit ndërkombëtar”.

Mendohet se pagesa e parë mund të bëhet në muajt e ardhshëm.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Mjekësia, studentët kundër ligjit! Një përfaqësi e tyre janë dëgjuar në parlament nga deputetët

Story i radhës

Opel Frontera i ri bëri “daljen e parë publike” në Stamboll të Turqisë

Të fundit nga