Ministri Bekteshi për vizitë zyrtare në SHBA, do të marrë pjesë në Dialogun Strategjik Maqedonia e Veriut – SHBA

May 31, 2022
1 minut lexim

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi nga nesër (1 qershor 2022) do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ministri Bekteshi do të marrë pjesë në Dialogun Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në kuadër të bisedimeve të Dialogut Strategjik, një vend të rëndësishëm ndër të tjera do të kenë temat në fushën e energjisë, bashkëpunimit ekonomik, tregtisë dhe investimeve.

Gjatë vizitës, ministri do të ketë takim pune me Andrew Light, Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare në Departamentin e Energjisë të SHBA-së, si dhe do të marrë pjesë në takime me përfaqësues të Shoqatës Amerikane të Biznesit të Amerikës Qendrore (ACEVA) dhe përfaqësues të Instituti Kombëtar Demokratik dhe Instituti Kombëtar Republikan dhe të tjerë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sulmohet gazetari opozitar rus në Shën Petersburg

Story i radhës

(VIDEO) Makron do të bëhet kumbarë i zgjidhjes së kontestit Shkup-Sofje

Të fundit nga

Të hënën reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do
ShkoLartë