Ministri Bekteshi në Takimin e 20-të Ministror të Komunitetit të Energjisë: RMV e përkushtuar ndaj reformave në sektorin energjetik drejt një tranzicioni të gjelbë

December 15, 2022
1 minut lexim

Ministri Bekteshi në Takimin e 20-të Ministror të Komunitetit të Energjisë: Pavarësisht krizës energjetike, Maqedonia e Veriut është e përkushtuar ndaj reformave në sektorin energjetik drejt një tranzicioni të gjelbër
Vjenë 15.12.2022
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot mori pjesë në Takimin e 20-të Ministror të Komunitetit të Energjisë në Vjenë.
Takimi u kryesua nga Jaroslav Demçenkov, zëvendësministër i Energjisë së Ukrainës si vend që kryeson Komunitetin e Energjisë, dhe Herman Galushçenko, Ministër i Energjisë së Ukrainës nëpërmjet lidhjes online, dhe Kadri Simson, Komisionere Evropiane për Energjinë e Bashkimit Evropian.
Në takim u diskutuan disa tema të energjetikës, të cilat mbulohen nga Marrëveshja për Themelimin e Komunitetit të Energjisë.
Fokusi kryesor i bisedës mes ministrave të energjisë ishte kriza energjetike, lufta në Ukrainë, siguria e furnizimit me energji, legjislacioni i ri në sektorin energjetik, si dhe arritja e synimeve klimatike.
Në takimin ministror u miratuan ndryshimet në Paketën e Energjisë së Pastër, të cilat përmbajnë objektivat e secilit shtet në përputhje me planet e tyre kombëtare.
Është miratuar edhe raporti vjetor për zbatimin, ku është shënuar progresi i Maqedonisë së Veriut në reformat në sektorin energjetik.


Në takim, ministri Bekteshi informoi se përkundër krizës energjetike, Qeveria është duke punuar në mënyrë aktive paralelisht në kalimin e energjisë në energjinë e gjelbër, gjegjësisht në përdorimin e diellit, erës dhe ujit për të ndryshuar gradualisht prodhimin e energjisë elektrike nga qymyri në prodhimi i energjisë elektrike nga burime të rinovueshme.
Ministri theksoi se një nga sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë dhe prioritetet e Qeverisë janë sigurimi i furnizimit të besueshëm me energji, rritja ekonomike dhe ecja drejt ekonomisë së gjelbër.
Në fjalën e tij, ministri Bekteshi i dha mbështetje të plotë Ukrainës, e cila është vend anëtar i Komunitetit të Energjisë.
“Maqedonia e Veriut i ka mbështetur plotësisht sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë dhe do të mbështesë të gjitha sanksionet që do të ndërmerren në të ardhmen. Ne si shtet i japim mbështetje të plotë Ukrainës, si ushtarakisht ashtu edhe financiarisht”, tha ministri Bekteshi.
Shqipëria u zgjodh si vendi i radhës që do të kryesojë Komunitetin e Energjisë në vitin 2023.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ndërpritet seanca e Komisionit për mbikëqyrjen e punës së ASK-së për rastin Onishçenko

Story i radhës

Kovaçevski pranoi të takohet me transportuesit privat që të njoftohet me problemin

Të fundit nga

Përshtypjet e para, rëndësia në çift

E dimë që përshtypjet e para mund të na mashtrojnë, por a është kështu gjithmonë? Sa mund të mbështetemi në intuitën tonë apo duhet ta njohim plotësisht një person përpara se të

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë