Ministri Azir Aliu emërohet kryetar i ri i Bordit Drejtues të ReSPA-së për vitin 2024 

Maqedonia e Veriut do të kryesojë me
Bordin Drejtues të Shkollës Rajonale të
Administratës Publike (ReSPA) për vitin
2024, në sferën e Reformave në
Administratën Publike të vendeve të
Ballkanit Perëndimor.
Në takimin e sotëm të 15-të, të Bordit
Drejtues të ReSPA-së në Sarajevë,
morrën pjesë ministri i Ministrisë së
Shoqërisë Informatike dhe
Administratës – Azir Aliu dhe zëvëndësi i
ministrit, Aleksandar Bajdevski si dhe
ministrat përgjegjës për administratën
publike në Ballkanin Perëndimor,
përfaqësues të lartë të Komisionit
Evropian, të programit OECD/SIGMA
dhe anëtarë të tjerë të Bordit.
Ministri i Drejtësisë së Bosnjës dhe
Hercegovinës, z. Davor Bunoza ia
dorëzoi kryesimin e Bordit Drejtues të
ReSPA-së z. Azir Aliu – ministër i
Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe
Administratës.
Në fjalën e tij, ministri Aliu theksoi se do
të mundohet të ndërtojë ambient për
bashkëpunim më të ngushtë rajonal.

Marketing

,,Si kryesues i ri do të angazhohem
plotësisht në avancimin e dialogut,
bashkëpunimin rajonal dhe vëmendjen
politike në sferat kyçe të administratës
publike dhe integrimeve evropiane të
vendeve të rajonit”, theksoi ministri Aliu.

Në këtë takim, u prezantua edhe Raporti
vjetor i ReSPA-së dhe Buxheti për vitin
2024 – 2025.

Story i mëparshëm

Alby realizon telefonatë emocionuese me vajzën e saj

Story i radhës

Borë dhe rënie e temperaturave, parashikimi i motit për sot dhe dy javët e ardhshme

Të fundit nga