Ministrat e jashtëm të Jordanisë, Arabisë Saudite, Irakut dhe Egjiptit do të takohen me atë të regjimit sirian

Ministrat e jashtëm të Jordanisë, Arabisë Saudite, Irakut dhe Egjiptit do të takohen nesër në Aman me ministrin e Punëve të Jashtme të regjimit sirian të Bashar Al-Asadit, transmeton Anadolu.

Ministria e Jashtme e Jordanisë tha se do të jetë mikpritëse e bisedimeve midis krerëve të diplomacive të katër vendeve arabe me ministrin e regjimit sirian Faisal Mekdad.

Theksohet se takimi është vazhdimësi e takimit konsultativ të vendeve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, në të cilin përfaqësuesit e Jordanisë, Irakut dhe Egjiptit u takuan në Xhide më 14 prill të këtij viti.





Story i mëparshëm

 “Qeveria po frikësohet nga Alternativa”/ Murtezani: Po planifikohet parandalimi i konsolidimit të opozitës shqiptare

Story i radhës

Puthja me partnerin tregon një shumëllojshmëri informacionesh të pavetëdijshme

Të fundit nga