ministi fikrim damka ia konfirmon mbeshtetjen kurtit per mandatin e trete 67ee577a601f2

Ministi Fikrim Damka ia konfirmon mbështetjen Kurtit për mandatin e tretë

April 3, 2025
1 minut lexim

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në kuadër të konsultimeve për formimin e qeverisë së re, sot është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës, ministrin Fikrim Damka.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, priti sot në takim ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, njëherësh Kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), bashkë me Kryetarin e Komunës së Mamushës, Abdülhadi Krasniç, që gjithashtu mban pozitën e nënkryetarit të KDTP-së.”

ZKM thotë se ata kanë shprehur vullnetin dhe gatishmërinë që bashkëpunimin ta vazhdojnë edhe në legjislaturën në vijim.

“Bashkë diskutuan për hapat përpara për formimin e institucioneve të legjislaturës së 9-të të dalë nga zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit. Kryeministri Kurti falënderoi z. Damka për punën si ministër i kabinetit në këtë mandat të plotë të qeverisë dhe për bashkëpunimin e afërt si në qeveri ashtu edhe në kuvend. Të dyja palët shprehën vullnetin dhe gatishmërinë që ky bashkëpunim i frytshëm të vazhdojë edhe në legjislaturën në vijim.”

ZKM ka thënë se Kurti do të vazhdojë takimet me përfaqësues tjerë të partive të komuniteteve joshumicë që kanë fituar mandat të përfaqësimit në kuvend.

“Ky takim u mbajt në kuadër të konsultimeve me partitë politike të komuniteteve joshumicë për formimin e qeverisë së re pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Përgjatë ditës kryeministri do të zhvillojë takime edhe me drejtues dhe përfaqësues tjerë të partive të komuniteteve joshumicë që kanë fituar mandat të përfaqësimit në kuvend.”

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

duhet ta thajme me 11 maj rama keshille komentuesit braktise keneten kush rri atje letohet 67ee4ddf00a48
Story i mëparshëm

“Duhet ta thajmë më 11 maj”, Rama këshillë komentuesit: Braktise kënetën! Kush rri atje, ‘letohet’

kerkesa per trafik e wikimedia nga germuesit e informacionit per ai rritet me 50 perqind 67ee5a4781bbf
Story i radhës

Kërkesa për trafik e Wikimedia nga gërmuesit e informacionit për AI rritet me 50 përqind

Të fundit nga

Jozi godet Gjestin derisa largohet

25 Jozi ka goditur Gjestin derisa largohej nga shtëpia. Me të goditur Gjesti ra në tok dhe produksioni ftoi njësin emergjente për të mjekuar. Ky veprim tronditi të gjithë ndjekësit. BURIMI: zhurnal.mk
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë