‘Ministër i Brendshëm’, post i mallkuar? Taulant Balla: Më zëvendësuan sepse…! Batuta me Dembacajn: Më nxjerr mallin e ish-koleges

November 10, 2024
1 minut lexim

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ishte i ftuari i radhës në emisionin Goca dhe Gra në Top Channel.

Mes batutave dhe të qeshurave, ai iu përgjigj pyetjeve pikante të vajzave në studio.

Dembacaj: Nuk është hera e parë që ndodhesh mes zonjave, se je mes ministreve, ku ndihesh më mirë këtu apo atje.

Balla: Kur jam pranë teje më nxjerr mallin e një ish kolegeje.

Dembacaj: Të ka marrë malli ë? Do ta doje prap në politikë zonjën Topalli?

Balla: Më ka marrë malli me të pa ty në Portokalli jo Topallin.

Dembacaj: E kanë quajtur post të mallkuar ministrin e Brendshëm.

Balla: Unë mendoj që për një politikan që i jepet mundësia që t’i shërbejë vendit si ministër i Brendshëm është respekt i madh, përgjegjësi e madhe dhe besoj që publiku dhe ata që na ndjekin më japin të drejtë që paketa e sigurisë në shkolla ishte gjëja e duhur për t’i dhënë fund shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Dembacaj: Pse u zëvendësove?

Balla: Sepse duhet të merrem me diçka tjetër që për mua është një statisfaksion po aq i madh, më duhet që të komunkoj me vëllezërit dhe motrat tona në diasporë që në shumicë të madhe ndjekin Top Channel.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Arrestohen dy të dënuar që kishin ikur nga burgu i Kumanovës

Story i radhës

Kurti bashkëbisedon me studentët shqiptarë në Frankfurt: Mënyra më e mirë për ta nisur ditën

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë