​Minchev: Ndryshimet në qeverinë bullgare pas rishikimit të buxhetit

min lexim

Kryetari i Kuvendit të Bullgarisë Nikola Minchev deklaroi sot se rishikimi i buxhetit do të ndodhë para ndryshimit të ministrave të qeverisë.

Ai në emisionin e mëngjesit në Nova Tv, tha se deputetët do të shqyrtojnë shkarkimin e ministrave dhe emërimin e atyre të rinj në momentin kur të paraqitet projekt-rezoluta për ndryshimin e kuadrove. Ai shtoi se legjislacioni nuk ka afat për këtë.

Shqyrtimi i parë i ndryshimeve buxhetore do të jetë javën e ardhshme, tha ai duke shtuar se rishikimet duhet të miratohen deri në fund të muajit.

Minchev hezitoi të diskutonte mbi kandidatët e mundshëm për postet ministrore që do të lirohen kur ministrat nga partia TISP të largohen nga qeveria.

TISP njoftoi se javën e ardhshme do të largohen nga koalicioni qeveritar dhe do të tërheqin ministrat e tyre.

Kjo parti ka katër ministra në qeverinë bullgare: Teodorva Genchovska (Ministria e Punëve të Jashtme), Grozdan Karadzhov (Zhvillimi Rajonal), Aleksandër Nikollov (Energjisë) dhe Radostin Vasilev (Ministria e Sportit). Karadzhov tha se ai kishte paraqitur dorëheqjen, por procedura e zëvendësimit nuk ka filluar ende.

Duke iu përgjigjur thirrjeve që qeveria të kërkojë votëbesimin në Parlament, ku ata kanë humbur mbështetjen e shumicës, Nikola Minchev tha se nuk është një çështje urgjente.

“Nëse opozita vendos të kundërtën, mund të kërkojë një votë mosbesimi,” tha ai.

I pyetur nëse është e mundur një qeveri e re në Kuvend, Minchev tha se matematikisht është e mundur, “por këtu flasim për parime”./BTA

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gol atraktiv i Bardhit, Maqedonia e Veriut bindshëm 

Story i radhës

Aksident tragjik në Greqi, ndërron jetë një 18-vjeçar shqiptar

Të fundit nga