Minçev nuk e përjashton mundësinë për zvogëlimin e numrit të të punësuarve në administratë: Preferojmë riedukimin

November 8, 2024
1 minut lexim


I pyetur nëse zvogëlimi i numrit të të punësuarve në administratë publike do të rriste efikasitetin në punën e institucioneve, ministri i Administratës, Goran Minçev tha se nuk përjashtohet si mundësi, përcjell TV21. Minçev tha se preferon që procesi të ndodhë në mënyrë natyrale përmes pensionimit të të punësuarve, ndërkaq tha se me propozim zgjidhjet e reja ligjore, është risi edhe Akademia për edukim dhe trajnim të administratës publike.

“Unë jam më tepër për variantin që për momentin, zyrtarët jo kompetentë të administratës publike të riedukohen. Por gjithsesi se ka edhe zgjidhje të tjera, por ndoshta është interesante që një pjesë e administratës publike të zvogëlohet përmes rrugës natyrore, respektivisht përmes pensionimit, ikjes nga administrata publike, etj. Por gjithsesi se kjo është temë debati dhe ndoshta në të ardhmen do të vijmë deri te këto zgjidhje reformuese”, shtoi Minçev./tv21.tv



Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kasami: Në zgjedhjet lokale shkojmë bashkë, VLEN-i punon në drejtim të shkrirjes në një parti

Story i radhës

Mbyllet protesta e PD përpara Bashkisë së Tiranës, protestuesit qëlluan godinën me sapun

Të fundit nga

FC Helzag fiton finalen

FC Helzag triumfoi sërish në finalen e “FSHF Sunday League” në formatin 11×11 në zonën e Korçës. Skuadra e Helzag u përball në finale me KF Kalaja në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës
ShkoLartë