4
Ministri për Administratë Publike, Goran Minçev, ka kërkuar inspektim të jashtëzakonshëm në lidhje me konkursin për punësim të Ndërmarrjes Publike Komunale “Pisha”.
“Parashtresa deri të Inspektorati Shtetëror i Punës është dërguar me qëllim që të konfirmohet nëse në rastin konkret ka bazë për shkelje ligjore”, njoftoi Minçev.
Në reagimin e tij ndaj kësaj Ndërmarrje të Komunës së Likovës, ai kërkoi që ligjet të zbatohen për të gjithë njëjtë. Minçev ka shpreh shqetësim në lidhje me konkursin e kësaj Ndërmarrje ku kërkohet punësimi i katër personave, ku si kriter përcaktohet përkatësia etnike.
“Ligji është i qartë – punësimi në sektorin publik duhet të jetë i bazuar në kualifikim, kompetencë dhe transparencë, dhe jo në bazë të etnisë ose diskriminimi tjetër”, deklaroi Minçev.
BURIMI: zhurnal.mk