Sonte do të zhvillohet ndeshja e dytë finale e “Play-Off”-it në Superligën e Kosovës në basketboll.
Trepça dhe Ylli kësaj radhe do të takohen në palestrën sportive “Minatori”.
Para fillimit të kësaj ndeshje, në parketin e palestrës kanë zbritur minatorët e minierës së Trepçës.
Ata morën duartrokitje nga të pranishmit në palestrën që edhe e mban emrin “Minatori”.
Kujtojmë se kjo ndeshje ishte paraparë që të zhvillohej nga ora 20:30, por klubit nga Suhareka iu shfaqen disa probleme me autobusin udhëtues drejt Mitrovicës.
Kësisoj, ndeshja e dytë e serisë finale pritet të fillojë pas orës 21:00.