Shkup, 14 Dhjetor – Qeveria në seancën e sotme ka emëruar Zharko Milloshevskin për drejtor të ri të Agjencisë për Siguri Kombëtare.
Miloshevski në pozitën e drejtorit vjen nga pozita e ndihmës drejtorit të Departamentit për kontrolle të sigurisë dhe regjistrit të NATO-s në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, ku ka përvojë të mëparshme në menaxhimin, organizimin dhe koordinimin e Departamentit, si dhe në organizimin dhe menaxhimin e burimet e njësisë organizative për mbrojtjen e rregullimit kushtetues dhe kundërshtimin e terrorizmit.
Burimi: zhurnal.mk