Kryetari i Komsionit për politikë të jashtme dhe deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshovski kërkon nga Qeveria dhe Ministria e Punëve të Jashtme që të dorëzojë deri tek deputetët të dyja dokumentet që kanë të bëjnë me RMV-në dhe propozimin francez. Sipas tij, Qeveria nuk ka të drejti të fsheh nga opinion por ka obligim moral dhe Kushtetues të pranojë dhe të marrë pjesë në diskimin në Kuvend. Në kërkesën me shkrim thuhet se nëse dokumentet dorëzohen tek deputetët, që nesër do të mbahej seancë e Komisionit për Politikë të Jashtme, pasi që pas mbajtjes së seancës së Këshillit të Bashkimit Evropian mund të jetë vonë.
“E kanë edhe protokollin i cili është harmonizuar edhe nga ana maqedonase edhe nga ajo bullgare për obligime të cilat i ka marrë Maqedonia me kërkesë të Bullgarisë. E dimë që e kanë propozimin për kornizën negociuese të propozuar nga Franca. Nuk kërkojmë asgjë më shumë vetëm se Kuvendi të bisedojë për këto dy dokumente të rëndësishme. Vlerësojmë se është manipulim shumë i madh Ministër për punë të jashtme apo Kryetarë i Qeverisë të thonë se nuk i kanë këto dokumente. Kjo për ta është edhe më devalvuese.”, tha deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshovski.