Antonio Milloshoski nga radhët e VMRO-së e ka konfirmuar bashkëpunimin me ASH-në duke thënë se deri tani ata kanë qenë bashkëpunëtorë shumë të mirë dhe se kanë qëndruar mirë bashkërisht.
“Deri më sot bashkëpunimi ka qenë produktiv me Aleancën dhe sidomos në nivel lokal e padyshim në Gostivar. Aty kemi punuar shumë në projekte të përbashkëta për qytetarët të cilët na besuan”, është shprehur Milloshoski.
Jo më larg se para disa muajve Ziadin Sela e kishte thënë se nuk kanë bashkëpunuar dhe nuk bashkëpunojnë me VMRO-në por që kjo po del të jetë gënjeshtër.
I vetmi nga ASH që nuk ka reaguar deri tani për shkarkimin e Zudi Kokës nga Higjiena Komunale nga VMRO-ja është kryetari i ASH-së. Njashtu as Taravari nuk ndërmori asgjë për ti hequr drejtorët e VMRO-së në Gostivar pas shuplakës që mori nga Danella.