Jemi duke u përgatitur seriozisht për vizitën e nesërme të kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në Bullgari, komentoi ministri bullgar i Punëve të Jashtme Nikollaj Millkov në intervistën për programin javor “E diel 150″ e BNR.
Sipas Millkovit, siç njofton AIM, marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë shumë dimensione, ato janë të shumëanshme dhe nuk mund të maten me çështjet e furnizimit me energji elektrike nga Bullgaria në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Millkov po ashtu thotë se pret që të diskutohet një gamë e gjerë çështjesh dhe të ndërmerren hapa të dukshëm për zgjidhjen e të gjitha çështjeve.
“Çështjet do të shqyrtohen në varësi të tyre reciproke”, tha Milkov dhe shtoi se kur të vijë një kryeministër nga një shtet fqinj, duhet të shtrohen të gjitha pyetjet që do të ishin me interes për të dyja vendet.
Qendra e shtypit e qeverisë bullgare tashmë ka publikuar informacione zyrtare për vizitën e kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Sofje.