Milevski: Synoja të thirrja Bekim Rexhepin, Sefer Eminin…

min lexim

Arabia Saudite do të presë Maqedoninë në një ndeshje miqësore, e cila do të luhet më 22 tetor në Abu Dhabi.

Trajneri Bllagoja Milevski shpalli listën e futbollistëve në të cilët do të llogarisë për këtë ndeshje. Ai ka shpjeguar vendimin për thirrjen, përkatësisht për të lënë jashtë disa nga futbollistët.

“Na pret një lojë e fortë kontrolli kundër Arabisë Saudite, një kombëtare që është në fazën e fundit të përgatitjeve për Kupën e Botës.

Kjo do të jetë një mundësi e shkëlqyer për lojtarët e thirrur që të përballen me një kundërshtar cilësor në fushë dhe për ne si staf profesional të shohim realisht potencialin dhe cilësinë e lojtarëve që mendojmë se janë në formën më të mirë për momentin në ligën tonë.

Synimi ynë ishte të thërrisnim Martin Mircevski (TSC, Serbi), Marko Simonovski (Drita, Kosovë), Sefer Emini (Sonderjyske, Danimarkë), Tomçe Grozdanovski (Zlate Moravce, Sllovaki) dhe portierin Bekim Rexhepi (Partizani Tirana, Shqipëri), por disa prej tyre nuk kanë marrë leje nga klubet e tyre sepse ndeshja do të luhet jashtë orarit të ndeshjeve miqësore të FIFA-s dhe disa janë duke u rikuperuar nga lëndimi.

Me ne do të jetë Darko Velkovski, të cilit i nevojiten ndeshje për të qenë në formën e duhur konkurruese, dhe shanse do të kenë edhe Martin Stojanov dhe Christian Tosevski. Shpresojmë që të gjithë futbollistët e ftuar do të luajnë sa më seriozisht dhe do të lënë përshtypje pozitive”, tha Milevski.

Maqedonia do të bëjë dy stërvitje në Shkup, para se të fluturojë për në Abu Dhabi më 17 tetor.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arrestohet për vjedhje një person në Prilep

Story i radhës

Pse i bëjmë të vuajnë fëmijët tanë me emra arab?

Të fundit nga