Ministri për Vetëqeverisje Lokale, Goran Milevski nesër edhe zyrtarisht do ta dorëzojë dorëheqjen nga posti i tij në Qeveri.
Përveç nga Qeveria, Milevski tërhiqet edhe nga pozita udhëheqëse në PLD, ndërsa për pasardhësin e tij ende vazhdon debati brenda partisë. Për momentin vetëm deputetja Monika Zajkova konfirmoi se ka ambicie që ta zëvendësojë Milevskin.
Nuk dihet se kush do ta zë vendin e Milevskit në ministri, edhe pse për këtë funksion po qarkullon emri i ish-kryetarit të të Shkupit, Risto Penov.
Dorëheqja e Milevskit ngjalli spekulime në opinionin publik për ndryshime të mundshme edhe në tre poste të tjera ministrore.