Përzgjedhësi i Maqedonisë së Veriut, Bllagoja Milevski, është vetëkritik në konferencën për media.
Ai tha se duhet të gjejnë një zëvendësues për futbollistin Arian Ademin dhe se në ndeshjet e fundit ka pasur shumë rotacion në atë pozicion.
Maqedonia e Veriut sot është mposhtur me rezultat 3:1 nga Azerbajxhanin, në ndeshjen miqësore që u zhvillua në Shkup.
“Pengesat, rastet apo gjysmë rastet në pjesën e parë nuk janë të rëndësishme.
Fatkeqësisht, me Ademin sakrifikova me vetëdije edhe Enisin (Bardhi) edhe Elifin (Elmas) në atë pozicion.
Nuk ndalemi derisa ta gjejmë një zëvendësues të tij”, tha mes të tjera për Milevski.