Goran Milevski ka vendosur të dorëhiqet nga funksioni i ministrit të Vetëqeverisjes Lokale. Dorëheqjen zyrtarisht do ta dërëzoj javën e ardhshme.
Ai për këtë ka paralajmëruar dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski.
Dorëheqja e Milevskit vjen disa javë pasi përflitej për një reformatim të mundshëm të kabinetit qeveritar pas pakënaqësive që partitë më të vogla të koalicionit kishin për përmbajtjen e kornizës negociuese me BE-në.
Megjithatë ai lë të kuptohet se nuk bëhet fjalë për largim të subjektit të tij, Partisë Liberal Demokrate, nga koalicioni qeveritar. Mediat shkruajnë se në konkurrencë brendapartiake për pozitën e ministrit janë disa kandidatë mes të cilëve edhe ish kandidati për Qytetin e Shkupit Risto Penov.