Milani, kampion në fuqi, me lojë e rezultat 4:1 e ka demoluar Monza-n, në kuadër të javës së 11-të të Serie A.
Milani nuk ka lejuar që të befasohet nga ekipi rival dhe ka arritur tre pikë të mëdha në luftë për kreun e tabelës.
Për Milanin shënuan Diaz (16′ e 41′), Origi (65′) e Leao (84′) dhe për Monza-n Ranocchia (70′).
Napoli kryeson me 26 pikë por ka një takim me pak duke lënë pas Milanin me 26, ndërsa Monza renditet në pozitën e 14-të me 10 pikë të mbledhura.