Milani duket se e ka shndërruar Ruben Loftus-Cheek në një objektiv kryesor për afatin kalimtar të verës.
Kampioni në fuqi italian besohet se po e kryeson tashmë garën për transferimin e tij.
Sipas “Calciomercato”, Milani dëshiron të përforcohet me Loftus-Cheek për sezonin e ardhshëm dhe se te klubi besojnë se një marrëveshje mund të arrihet për 22 milionë funte këtë verë.
Në anën tjetër, Chelsea nuk e konsideron mesfushorin si të domosdoshëm dhe po mendon ta shesë pas përfundimit të sezonit.
Kontaktet mes Chelseat dhe Milanit për anglezin u zhvilluan fillimisht kur skuadrat u përballën me njëra-tjetrën për ndeshjen e tyre në Ligën e Kampionëve, në Londër, dhe marrëdhëniet mes palëve janë mjaft miqësore.
27-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Chelsean deri në verën e vitit 2024. Për të thuhet se interesim ka shprehur edhe Fulhami.