Milani nuk heq dorë nga mesfushori ballkanas

1 minut lexim

E ardhmja e Rade Krunicit do të jetë ende kuqezi. Milani njoftoi rinovimin e kontratës, që më parë skadonte më 2024, me mesfushorin boshnjak të lindur më 1993 deri më 30 qershor 2025.

“Tymi i bardhë” mbërriti ditët e fundit. Klubi kuqezi dhe ish-lojtari i Empolit kanë gjetur mirëkuptim dhe kanë vendosur të vazhdojnë së bashku.

Për momentin Rade Kruniç është në “infermieri” dhe vazhdon procesin e rehabilitimit, pas tendosjes në “rectus femoris”, që po e mban larg fushave të lojës.

Që nga mbërritja te “Djalli” në verën e vitit 2019 e deri më tani, mesfushori boshnjak ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 5 asiste në 92 paraqitje me fanellën kuqezi, në të gjitha garat.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pendarovski për 31 vjetorin e Pavarësisë së RMV-së: Arritëm suksese por edhe zhgënjime

Story i radhës

Soni Malaj pozon “topless”

Të fundit nga