Milani mundet dyfish nga Arsenali në turneun e çuditshëm

December 13, 2022
1 minut lexim

Shumë nga klubet e njohura europiane kanë zgjedhur vendet e Lindjes së Mesme për t’u përgatitur në periudhën e ndërprerjes së aktiviteteve për Botërorin dhe atje po marrin pjesë në turne miqësorë të cilët në disa raste kanë edhe struktura të çuditshme. E tillë është edhe Dubai SuperCup që ka vënë përballë sot Milanin me Arsenalin.

Sfida mes dy skuadrave, të cilat janë në Emiratet e Bashkuara Arabe në këtë periudhë, është mbyllur me shifrat 2-1 gjatë 90 minutave. Odegard dhe Nelson shënuan për ”topçinjtë” në pjesën e parë të takimit, ndërsa Tomori shënoi golin e vetëm për italianët në minutën e 78 të sfidës.

Por ndeshja nuk u mbyll me 90 minuta, pasi në fund u gjuajtën edhe penallti, ndonëse sfida nuk ishte mbyllur në barazim.

Rregullorja e këtij turneu miqësor, parashikonte që skuadrat mund të merrnin një pikë më shumë për renditjen e aktivitetit në të cilin janë pjesë edhe Lioni dhe Liverpuli. Arsenali fitoi 4-3 edhe këtu, duke siguruar praktikisht SuperKupën edhe pse ka mbetur për t’u luajtur sfida mes Milanit dhe Liverpulit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

500 njerëz u pyetën për punët e tyre dhe këto rezultuan 5 profesionet më të mërzitshme

Story i radhës

Nuk votohet propozimi për rritje të subvencionit për racionin studentor

Të fundit nga

ShkoLartë