Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Milani ka marrë një vendim sa i përket transferimit të Adama Traores.
Bëhet e ditur se Milani është larguar nga bisedimet për të nënshkruar me sulmuesin e krahut, Traore.
Traore nuk do t’i bashkohet “Rossonerëve” pasi që klubi momentalisht ka prioritete të tjera.
Në anën tjetër, Roma mbetet e informuar në kushtet e marrëveshjes por ende nuk i ka bërë ndonjë ofertë Traores.
Traore është lojtar i lirë, pas largimit të tij nga Wolverhampton.