Milani është i papërmbajtshëm në merkato dhe nuk duket se ka ndërmend që të dalët.
Pasi bënë të vetin Okaforin dhe presin edhe Çukvuezen, ndërhyrja e radhës mund të jetë në mbrojtje. Më konkretisht “Djalli” po kërkon një mbrojtës të majtë, një zëvendësues të Teo Hernandezit dhe zgjedhja ka rënë te një italian i Bazelit.
Bëhet fjalë për Rikardo Kalafiorin, lojtar i formuar te Roma. Ai i ra në sy Bazelit (që e bleu), me të cilët shkoi deri në gjysmëfinalet e Ligës së Konferencës, por tashmë ka marrë edhe pëlqime në “Casa Milan”.
Ndaj pse jo, kjo mund të jetë vera e madhe dhe më e rëndësishme e karrierës së tij, për të kaluar te një ekip madhështor si Milani.