Armando Broja ka zgjuar sërish interesimin e Milanit pasi ata po kërkojnë një zëvendësues për Olivier Giroud.
Nëse Colombo largohet, do të vlerësohet ofrimi i një sulmuesi të ri dhe reprezentuesi shqiptar është në listën e ngushtë të kuqezinjve.
Operacioni Broja do të ishte pistë ideale për skuadrën e Piolit. Chelsea mund ta lërë Brojën të largohet në formë huazimi.
Pnegesa që mund ta vështirësojë këtë operacion është fakti se reprezentuesi shqiptar sapo është kthyer nga një lëndim i rëndë që e la atë jashtë fushës edicionin e kaluar, derisa marrdhënjet ndërmjet këtyre dy klubeve janë shumë të mira./kp
Për Brojën kalimi në Serie-A do të ishte i mirëpritur pasi që ende nuk dihet nëse trajneri i Chelseat Maurucio Pochettino e sheh atë si alternativë të rëndësishme për fazën ofanzive.