Milani është duke u interesuar për mesfushorin e Arsenalit, Sambi Lokonga.
Raportimet e fundit nga Italia thonë se lojtari ka rënë në “radarët” e “kuqezinjve”.
Lojtari nuk është duke pasur minuta të mjaftueshëm me londinezët, andaj do të ishte i kënaqur me një ndërrim ambienti.
Varianti më i mundshëm që mund të ndodhë në këtë situatë është huazimi i belgut për një vit.