Milani ka arkëtuar tre pikë të mëdha në ndeshjen e javës së nëntë të Serie A në futboll.
Kampioni në fuqi i Italisë, Milani, ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Juventusit.
Ndeshje me rivalitet të madh deri në minutat e fundit, por “rossonerët” u treguan më të shkathët duke marrë tre pikë.
Golat i realizuan Tomori (45+1) dhe Diaz (54′).
Napoli kryeson me 20 pikë, aq pikë kanë edhe Atalanta e Milani, ndërsa Juventusi renditet në pozitën e shtatë me 13 pikë.
Trajneri i Milanit, Pioli, feston fitoren, ndërsa ai i Juventusit, Allegri, është me dhimbje koke.