“Milani hiç se hiç”, ministri Peci thotë se s’ka informacion se Radoiçiq i kishte siguruar dy vota për zgjedhjen e Osmanit presidente

October 23, 2024
1 minut lexim

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka folur për ndikimin që mund ta ketë pasur Milan Radojiçiq në sigurimin e votave të nevojshme për zgjedhjen e Vjosa Osmanit president.

Peci ka thënë se nuk ka pasë as më të voglin informacion që përmes Listës Serbe ose Radojiçiqit, Osmani ka siguruar votat e nevojshme.

“Unë e di që zotëri Pacolli ka qenë njëri prej atyre deputetëve që e ka mundësu kuorumin dhe rrjedhimisht zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente. Njëkohësisht kanë qenë edhe dy deputetë të komuniteteve joshumicë që nuk kanë qenë pjesë të Listës Serbe, njëri prej tyre është nga komuniteti goran. Personalisht unë pretendoj që jam njëri prej atyne që kam pasë më së shumti informacione rreth ecurisë së negociatave që i ka realizu presidentja aktuale dhe kryeministri Albin Kurti, edhe gjatë procesit zgjedhor, edhe diskutimeve për konstituimin e institucioneve, personalisht s’kam pasë as më të voglin informacion që është diskutu me Listën Serbe për mundësinë e pjesëmarrjes së tyre”, ka thënë Peci.

“Kur po them me Listën Serbe, me Milanin hiç se hiç. Unë personalisht Milanin nuk e kam asnjë informacion të tillë. Pretendoj që kam qenë në mesin e grupit të personave, pas Vjosa Osmanit dhe Donika Gërvallës, kam qenë personi që shumicën e informacioneve rreth negociatave që janë realizu, edhe për koalicionin me Vetëvendosjen por njëkohësisht edhe për veprimet dhe emërimet në nivel të Qeverisë.”, ka shtuar ai.

I pyetur se çka ka mund t’i bindë dy deputetët e komuniteteve joshumicë ta votojnë Osmanin, Peci është përgjigjur me një hipotezë.

“Ndoshta i ka bindë nevoja që Kosova me pasë institucione dhe ata mos me u rikthy prapë në një proces zgjedhor”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Balla në SHBA, takohet me kryebashkiaken shqiptare në New Jersey

Story i radhës

Zelensky: Presioni mbi Korenë e Veriut “jo mjaftueshëm i fortë”

Të fundit nga

Albert Dabiqaj “Ylli i Javës” 

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 14-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit
ShkoLartë