Milani konfirmon emërimin e Sergio Conceiçao si trajner i ri i tyre, duke thënë se portugezi ka nënshkruar kontratë deri në qershor 2026.
“AC Milan njofton se Sérgio Paulo Marceneiro da Conceição është emëruar si trajneri kryesor i ekipit të parë të meshkujve deri më 30 qershor 2026”, thuhet në një deklaratë të kuqezinjve.
Burime të shumta në Itali kishin pohuar se Conceiçao do të kishte nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit me një opsion për një sezon të mëtejshëm. Megjithatë, kuqezinjtë njoftuan se marrëveshja e trajnerit të ri do të zgjasë direkt në vitin 2026.
Conceiçao zbarkoi në Milano pasdite për të zëvendësuar Paulo Fonseca të shkarkuar. Gjigantët e Serisë A kishin konfirmuar shkarkimin e Fonseca-s me një deklaratë të shkurtër zyrtare mëngjesin e sotëm.
Burimi: botasot.info