Milani pritet të përforcohet me emra si Morata, Fofana dhe Pavlovic, ndërkohë që Zlatan Ibrahimovic po punon edhe në lidhje me rinovimet.
Sidomos me Theo Hernandez, një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në planet. Zv. kapiteni u kërkua nga Bayern Munich, por deri tani nuk ka ofertë zyrtare nga gjermanët.
Dhe kuqezinjtë janë gati ta “blindojnë” 26-vjeçarin, të cilit me kontratën e re (2029) paga sezonale do i shkojë nga 4.5 mln euro + bonuse në 6.5 mln euro + bonuse.
Duke e vendosur në të njëjtin nivel me Rafa Leaon, “yllin” tjetër të skuadrës së Paulo Fonsecas.
Marrëveshja është afër dhe së shpejti mund të vijë zyrtarizimi i rinovimit të anësorit të majtë francez.
Më pas do të tentohet e njëjta gjë me Mike Maignan, një tjetër pikë e fortë e “Djallit”, kontrata e të cilit përfundon në 2026.
“Theo dhe Maignan janë të lumtur dhe do të qëndrojnë me ne. Sepse janë ndër më të fortët në botë në rolet e tyre”, theksoi Ibrahimovic disa ditë më parë.
Burimi: botasot.info