Milani këmbëngul për të rrëmbyer Nicolo Zaniolo-n nga Roma.
Kuqezinjtë kërkojnë të forcojnë ekipin për sezonin e ardhshëm dhe e shohin talentin italian si lojtarin perfekt për skemat e Piolit.
Maldini ndërkohë kishte bërë edhe ofertën e parë për Romën ku i kishte ofruar 25 milionë euro plus kartonin e Alexis Saelemaekers. Një ofertë kjo që është refuzuar menjëherë nga verdhekuqtë.
Gjithsesi Milani nuk është dorëzuar, duke bërë një tjetër propozim.
Kuqezinjtë kanë ofruar 25 milionë euro si dhe shërbimet e Ante Rebic, një futbollist që mund të jetë i rëndësishëm për skemat e Mourinhos.