Milani bën hap konkret, oferta e fundit për rinovimin me Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic e ka thënë troç: “Nuk e lë futbollin pa e fituar një trofe me Milanin”. Momentalisht kuqezinjtë janë në garë për titullin kampion dhe Kupën e Italisë.

Suedezi gjithsesi së shpejti do ta marrë një vendim, sidomos pas Milani edhe i ka dorëzuar atij një ofertë të re për të nënshkruar edhe për një sezon.

Sigurisht paga që i ofrohet nuk është ajo e këtij sezoni, por nuk mendohet të jenë një problem. 2.5 milionë euro deri në 3 milionë euro neto i ofrohen Ibrës.

Sulmuesi ka si synim të jetë në Botërorin “Katar 2022” nëse Suedia kualifikohet dhe kjo e shtyn atë që të vazhdojë me futbollin dhe një sezon. Milani është vendi përfekt për të për momentin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Batatina ndan 5,000 euro për Fondin e Sigurisë

Story i radhës

Nuk lë njolla dhe leqe të yndyrshme: Ky produkt është ideal për pastrimin e sipërfaqeve të xhamit

Të fundit nga