Renato Sanches është rikthyer në radarin e skuadrës së Milan.
Mesfushori portugez, Renato Sanches është kthyer në radarin e skuadrës ‘Rossoneri’, ndonëse është duke pritur një përgjigje nga PSG.
Raportime të Gianluca Di Marzio bëjnë të ditur se Milan po tenton përsëri për të bindur lojtarin.
Kontakte direkte janë bërë me agjentin Jorge Mendes në orët e fundit.
Gjithçka pritet të vendoset brenda pak orëve, pasur parasysh gjithnjë edhe alternativën që Renato po mban hapur e që është PSG.
Milan ka marrëveshje me Lille. Nëse pajtohen me lojtarin, transferimi do të mbyllej për 15 milionë euro.