Milan nuk dorëzohet për Ardon Jasharin

July 1, 2025
1 minut lexim

Milani po intensifikon përpjekjet për të transferuar mesfushorin shqiptar të Club Brugge, Ardon Jashari.  

‘Rossonerët’ janë duke përgatitur një ofertë të përmirësuar prej 32 milionë eurosh plus 3 milionë bonuse, sipas ekspertit italian Nicol Schira. 

Mesfushori 22-vjeçar ka rënë tashmë dakord me Milanin për kushtet personale të kontratës, e cila do të jetë e vlefshme deri në vitin 2030, me një pagë vjetore prej 2.4 milionë euro. 

Siç u raportua edhe më parë, Jashari është i vendosur të bashkohet me kuqezinjtë, duke refuzuar interesimin e Manchester United dhe duke shtyrë drejt këtij transferimi. 

Megjithatë, Club Brugge e vlerëson lojtarin e tyre rreth 40 milionë euro dhe bisedimet vazhdojnë ndërkohë që drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, synon ta mbyllë marrëveshjen sa më shpejt. 

Jashari ka pasur një sezon shumë të mirë 2024/225, me katër gola dhe gjashtë asistime në 52 ndeshje, duke u bërë një nga emrat më të spikatur në kampionatin belg dhe objektiv i madh për projektin e ri të Milanit. 

Kujtojmë se përveç Milanit në garë për shërbimet e Jasharit është edhe Borussia Dortmund.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Samiti BE-Ballkan Perëndimor/ Shkup, i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama

Të fundit nga

Marrëveshje për riatdhesim me Lituaninë

37 Shkup, 1 korrik – Ministri i Punëve të Brendshme i Lituanisë, Vlladisllav Kondratoviç sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Ministrinë e Punëve të Brendshme ku me nikoqirin e tij,

Moti me diell, temperaturat deri në 32°C

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot moti do të jetë me diell gjatë gjithë ditës. “Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 14 dhe 17°C. Kurse, ato maksimale pritet të arrijnë nga
ShkoLartë