Gjatë arrestimi sulmoi fizikisht zyrtarët policorë në Kaçanik, i dyshuari dërgohet në mbajtje

July 1, 2025
1 minut lexim

Një person me inicialet B.M i moshës 21 vjeç dyshohet se gjatë arrestimit ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 23:00 në rrugën “Vëllezërit Çaka”, në Kaçanik.

“Me datë 30.06.2025 rreth orës 23:00, në rrugën ‘Vëllezërit Çaka’ në Kaçanik, ka ndodhur një rast i sulmit ndaj personave zyrtarë. Menjëherë, policët e rendit dhe hetuesit rajonalë kanë reaguar ndaj thirrjes dhe pas intervistimit të viktimave dhe dëshmitarëve, është kuptuar se derisa policët në detyrë, gjatë tentativës për arrestimin e një personi të dyshuar, janë sulmuar nga ky i fundit. I dyshuari, gjatë rezistencës, ka goditur zyrtarët policorë me shqelma në pjesën e këmbëve”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, ka pranuar veprën penale për të cilën ngarkohet.

Siç thuhet në njoftim i dyshuari ka pranuar se posedonte dy thika që janë gjetur në veturën e tij.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar hetuesit rajonalë të ndërmarrin të gjitha veprimet hetimore dhe ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit B.M, 21 vjeç, për 48 orë”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Milan nuk dorëzohet për Ardon Jasharin

Të fundit nga

Milan nuk dorëzohet për Ardon Jasharin

Milani po intensifikon përpjekjet për të transferuar mesfushorin shqiptar të Club Brugge, Ardon Jashari.   ‘Rossonerët’ janë duke përgatitur një ofertë të përmirësuar prej 32 milionë eurosh plus 3 milionë bonuse, sipas

Marrëveshje për riatdhesim me Lituaninë

37 Shkup, 1 korrik – Ministri i Punëve të Brendshme i Lituanisë, Vlladisllav Kondratoviç sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Ministrinë e Punëve të Brendshme ku me nikoqirin e tij,
ShkoLartë