milan nuk dorezohet per ardon jasharin 686390a5e3e32

Milan nuk dorëzohet për Ardon Jasharin

July 1, 2025
1 minut lexim

Milani po intensifikon përpjekjet për të transferuar mesfushorin shqiptar të Club Brugge, Ardon Jashari.  

‘Rossonerët’ janë duke përgatitur një ofertë të përmirësuar prej 32 milionë eurosh plus 3 milionë bonuse, sipas ekspertit italian Nicol Schira. 

Mesfushori 22-vjeçar ka rënë tashmë dakord me Milanin për kushtet personale të kontratës, e cila do të jetë e vlefshme deri në vitin 2030, me një pagë vjetore prej 2.4 milionë euro. 

Siç u raportua edhe më parë, Jashari është i vendosur të bashkohet me kuqezinjtë, duke refuzuar interesimin e Manchester United dhe duke shtyrë drejt këtij transferimi. 

Megjithatë, Club Brugge e vlerëson lojtarin e tyre rreth 40 milionë euro dhe bisedimet vazhdojnë ndërkohë që drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, synon ta mbyllë marrëveshjen sa më shpejt. 

Jashari ka pasur një sezon shumë të mirë 2024/225, me katër gola dhe gjashtë asistime në 52 ndeshje, duke u bërë një nga emrat më të spikatur në kampionatin belg dhe objektiv i madh për projektin e ri të Milanit. 

Kujtojmë se përveç Milanit në garë për shërbimet e Jasharit është edhe Borussia Dortmund.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

samiti be ballkan perendimor shkup i pranishem edhe kryeministri edi rama 68639069b47e8
Lajmi i mëparshëm

Samiti BE-Ballkan Perëndimor/ Shkup, i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama

gjate arrestimi sulmoi fizikisht zyrtaret policore ne kacanik i dyshuari dergohet ne mbajtje 686390a8f29da
Lajmi i radhës

Gjatë arrestimi sulmoi fizikisht zyrtarët policorë në Kaçanik, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Të fundit nga

ShkoLartë