Milan me ndryshime në Champions League, Pioli skicon formacionin, dilema te Newcastle

September 18, 2023
1 minut lexim

Milani debuton për këtë sezon në Champions League nesër në San Siro duke pritur Newcastle. Skuadra kuqezi do të duhet menjëherë të lërë mënjanë disfatën e hidhur në derbi dhe të përqendrohet në ndeshjen europiane, në raundin e parë. Shumë ndryshime në ekipin e Milanit priten për këtë takim, çka e ka konfirmuar edhe trajneri Pioli.

Pulisic dhe Reijnders mbeten jashtë dhe favoritë për të nisur nga minuta e parë janë Chukwueze dhe Pobega. Tomori rikthehet në mbrojtje pas pezullimit që vuajti në kampionat dhe merr kështu vendin e Kjaer.

Milanin pritet të zbresë në fushë me një skemë 4-3-3 me portierin Maignan që do ketë përpara Calabria, Thiaë, Tomori dhe Theo Hernandez. Mesfusha pritet të përbëhet nga Loftus-Cheek, Krunic dhe Pobega. Sulmi me gjasë do i besohet Chukwueze, Giroud dhe Leao.

Te Newcastle, Tonali u rikuperua, pasi nuk luajti në Premier League të shtunën. Joelinton dhe Willock mbetën në shtëpi për shkak të lëndimit, ndërsa Wilson është në dyshim pasi kreu stërvitje të diferencuara, por megjithatë u bashkua me grupin për në Milano. JS

Formacionet e mundshme: 

MILAN (4-3-3): : Maignan; Calabria, Thiaw, Tomori, Theo Hernandez; Loftus-Cheek, Krunic, Pobega; Chukwueze, Giroud, Leao.

NEWCASTLE (4-3-3): Pope; Trippier, Schar, Botman, Burn;  Bruno Guimaraes, Longstaff, Tonali; Almiron, Isak, Gordon.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shkrepje sensuale dhe mirupafshim Ibiza, Ivana Knoll bën gati valixhet

Story i radhës

“Kryeministri i Greqisë u zbyth”, analisti Hila për “çështjen Beleri”: Dosja e plotë, është i fajshëm! T’i lihet në dorë drejtësisë

Të fundit nga

ShkoLartë