Milan me dy alternativa në dispozicion për ta zëvendësuar Bennacer pas lëndimit të rëndë

September 13, 2024
1 minut lexim

Milani mund t’i promovojë në ekipin e parë dyshen Silvano Vos dhe Kevin Zeroli për të mbuluar boshllëkun që ka lënë në mesfushë i lënduari Ismael Bennacer, sipas raportimeve të fundit.

Bennacer u lëndua gjatë angazhimit me kombëtaren e Algjerisë dhe pritet të mbetet jashtë fushave për tre deri në katër muaj.

‘Rossonerët’ nuk kanë për synim që të rikthehen sërish në tregun e transferimeve për të gjetur zëvendësuesin e tij, ndonëse objektivi i tyre Adrien Rabiot është ende në dispozicion.

Në vend të kësaj, ata do të synojë që t’i promovojnë dy kandidatë të cilët tash e sa kohë po presin një mundësi në ekipin e parë.

Gazzetta dello Sport sugjeron se Vos ka shumë mundësi që të paraqitet për ekipin e parë të Paulo Fonsecas në një të ardhme të afërt.

Ish-yllli i Ajaxit iu bashkua Milanit gjatë fundit të afatit kalimtar veror dhe së fundmi kishte bërë debutimin në Serie C me Milan Futuro, duke u futur nga banka rezervë në barazimin 1-1 ndaj Athletic Carpit.

Në fund raporti paralajmëron se inkuadrimi i tij në ekipin e parë mund të ndodhë ‘shumë shpejt’, kjo për shkak të rrethanave të krijuara.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Moti me shi, policia apel shoferëve për kujdes në trafik

Story i radhës

Motra e Kate Moss, modelja Lottie përfundon në spital pasi mori një mbidozë të ‘Ozempicut’

Të fundit nga

Austria ndalon martesat mes kushërinjve

Qeveria federale e Austrisë ka marrë një masë të rëndësishme për mbrojtjen e të miturve dhe forcimin e së drejtës familjare, duke propozuar ndalimin e martesave për personat nën 18 vjeç, si
sqmken
ShkoLartë