milan mbetet pa numrin 9 per here te pare ne 100 vite histori 68bcc6160dcd6

Milan mbetet pa ‘numrin 9’ për herë të parë në 100 vite histori

September 7, 2025
1 minut lexim

Te Milani, numri 9 ka qenë gjithmonë më shumë se një fanellë. Ai përfaqësonte fuqinë e madhe sulmuese, simbolin e ‘bomberëve” që kanë lënë gjurmë në historinë e klubit.

Nga legjenda si Van Basten, Papin apo Inzaghi, ajo fanellë ka qenë gjithmonë një trofe i dëshiruar.

Sot, megjithatë, realiteti është krejt i ndryshëm.

Pas largimit të Luka Jovic-it këtë verë, Milani për herë të parë në mbi 100 vite histori nuk ka më një futbollist me numrin 9. Një situatë e paprecedentë, që pasqyron transformimin e kësaj fanelle nga simbol krenarie në barrë të rëndë.

Historia e “mallkimit” nis në sezonin 2012-13, kur pas epokës së Inzaghit numri iu besua Alexandre Pato-s. Që nga ajo kohë, një listë e gjatë emrash ka provuar fatin, nga Matri te Torres, nga Destro te Luiz Adriano, Lapadula, André Silva, Higuain, Piatek, Mandzukic e deri te vetë Jovic. Shumë pritshmëri, pak gola dhe zhgënjime të njëpasnjëshme.

I vetmi që arriti ta ringjallte disi lavdinë e këtij numri ishte Olivier Giroud. Francezi, në tri sezone me kuqezinjtë, shënoi gola të rëndësishëm dhe hyri në zemrat e tifozëve, sidomos me dygolëshin historik në derbin që hapi rrugën drejt titullit kampion në vitin 2022. Një përjashtim në një dekadë dështimesh.

Në këtë merkato verore, drejtuesit e Milanit kërkuan një qendërsulmues të ri për t’i dhënë jetë numrit 9. Por deri tani, askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë. Fanella ka mbetur e varur në dhomat e zhveshjes, në pritje të dikujt që do të ketë forcën dhe cilësinë për të thyer mallkimin dhe për ta rikthyer atë në lavdinë e dikurshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

nuk iu bind urdhrit te policise arrestohet nje person ne astir numer i larte efektivesh ne vendngjarje ja momenti i nderhyrjes 68bcc5bcac29d
Lajmi i mëparshëm

Nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet një person në Astir. Numër i lartë efektivësh në vendngjarje, ja momenti i ndërhyrjes

viktima i shkoi te dyshuarit ne shtepi 68bcc6206357f
Lajmi i radhës

“Viktima i shkoi të dyshuarit në shtëpi”

Të fundit nga

Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Një kërcënim me bombë është raportuar sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet operative për të menaxhuar situatën dhe për të
ShkoLartë